De Biasi i shokuar me vdekjen e Fadil Vokrrit
Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, është bashkuar me dhimbjen për humbjen e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.

De Biasi përmes një postimi prekës, kujtoi se vetëm pak ditë më parë kishte ndjekur në Zyrih miqësoren mes Shqipërisë dhe Kosovës, pikërisht krah Vokrrit.

Postimi i De Biasit:

Me dhimbjen me te madhe po perjetoj edhe lajmin për ndarjen e parakoheshme nga jeta te mikut tim Fadil Vokrri, presidentit te Federates se Kosoves ne futboll.

Vetem pak dite me pare u takuam ne Zyrih dhe pame ndeshjen bashke. Me duket e pabesueshme qe ai nuk eshte me fizikisht mes nesh.

Me respektin me te madh i percjell familjes, miqve dhe te afermve ngushellimet e mia me te sinqerta!

Lamtumire Fadil!

U prehsh ne paqe! /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2018, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori