De Biasi ironizon Rashicën: Nuk donim ta fitonim Europianin ndaj nuk e thirrëm në Kombëtare
Përtej suksesit të madh që arriti me Kombëtaren duke realizuar ëndrrën e të gjithë shqiptarëve me kualifikimin në europian, Gianni de Biasi vazhdon mos të lihet i qetë për 2 lojtarë që la jasht atij Europianim, Amir Rrahmanin dhe Milot Rashicën.

Tekniku italian i ftuar në "Procesin Sportiv" foli për disa tema:

|Më intereson të kuptoj këtë rilindjen e Tiranës. Dua të shoh nëse është një projekt teknik apo rastësor. Të merrja Partizanin? Kur u largova nga Kombëtarja shkova në Spanjë dhe po synoj një tjetër lloj niveli. Erdha në Shqipëri pasi në verën e ardhshme kam ndërmend të hap diçka në Durrës, një akademi në Tropikal, atje ku stërvisja Kombëtaren.

Ndihem vërtet shumë mirë duke bërë këtë punën, megjithëse nuk mund të them që më jep të njëjtën kënaqësi si atëherë me Shqipërinë. Do të jetë një kamp sportiv dhe fëmijët duhet të jenë pjesë e saj. Nga mosha 6-16 vjeç mund të jenë pjesë që të marrin formimin e duhur.

Rashica? Duke qenë se nuk donimfitonim Europianin, e lamë Rashicën në shtëpi sepse nuk donim ta fitonim. Atëherë ishte shumë i vogël dhe nuk ishte ky fenomeni që shikoni sot në Bundesligë", ka thënë De Biasi.

Shtuar më 25/02/2020, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori