De Biasi ishte pranë Italisë, rrëfen takimin me kreun e Federatës Italiane
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka zbuluar se ka qenë shumë pranë marrjes së drejtimit të italisë pas largimit të Antonio Contes.

Në një intervistë të dhënë për “Rai Sport”, strategu italian është shprehur se ai ka pasur një takim me presidentin e Federatës Italiane.

“Unë isha shumë afër Kombëtares së Italisë. Kam takuar Presidentin e Federatës Italiane, Tavekion. Megjithatë ai vendosi që të merrte si trajner Venturën, i cili po bën një punë shumë të mirë“, deklaroi De Biasi .
Shtuar më 16/11/2016, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori