De Biasi: Ja si do ta mundim Zvicrën
Trajneri i kombëtares sonë, Gianni De Biasi zbulon edhe mënyrën se si i përgatit ndeshjet në prag të fillimit të Europianit. Në një intervistë për portalin zviceran "bluewin.ch", ai është shprehur se ka një taktik të veçantë:

"Ne gjithmonë vëmë në punë cilësitë tona më të rëndësishme. E kemi mendjen të mbledhur në një pikë, që kemi nevojë për të luajtur si një ekip. Dhe kjo është puna ime, përveçse të jem i informuar se si luan kundërshtari. Pra, e lidh punën time me dobësitë e kundërshtarit. Kjo është mënyra e përgatitjes së çdo ndeshjeje, edhe asaj me Zvicrën në Lens".

Më pas ai ka folur edhe për të ardhmen, teksa lë çdo gjë të hapur.

"Unë kam një kontratë me Shqipërinë deri në vitin 2017, pra deri në fund të eliminatoreve të Kupës së Botës 2018. Pas Kampionatit Europian do të flas me presidentin. Pastaj, do të shohim nëse kemi ende të njëjtat qëllime", u shpreh De Biasi.

Shtuar më 08/06/2016, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori