De Biasi kërkon pikë maksimale përballë Sllovenisë dhe Islandës
Të përzgjedhurit e Gianni De Biasit kanë filluar grumbullimin për dy ndeshjet e radhës kundër Sllovenisë dhe Islandës, që do të zhvillohen në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Brazili 2014’.


Në një konferencë për shtyp, De Biasi u shpreh se skuadra shqiptare ka vazhdimësi në lojë dhe rezultat, të cilën nuk e ka pasur më herët.

“E rëndësishme është të arrijmë dy rezultate pozitive, nëse arrijmë dy fitore apo barazime pak rëndësi ka. E rëndësishme është që të lëmë pas kundërshtarët, por e kam thënë që nuk kënaqem me rezultat minimal por luajmë për maksimal. Skuadra ka treguar në ndeshjet e mëparshme dëshirën me të cilën kërkon të ndjekë ëndrrën për të arritur në botëror. Mendoj se çdo ndeshje ka historinë e vet dhe duhet përgatitur në mënyrën e duhur. Ne Slloveninë e njohim mirë dhe kemi parë edhe ndeshjen e fundit ndaj Islandës. Ka skuadër të mirë por si çdo ekip ka pikët e forta dhe të dobëta. Duhet të jemi të aftë të shfrytëzojmë këtë të fundit”, deklaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori