De Biasi këshillon ekipet italiane: Luani si Shqipëria
Në një analizë të bërë për “Il Corriere Dello Sport”, ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare De Biasi, nuk ka ngurruar të kritikojë hapur skuadrat e vogla në Serinë A të cilat po dalin jashtë natyrës së tyre me futboll të hapur. Sipas tij, kjo është arsyeja pse pesë skuadrat që mbyllin renditjen në Serinë A, kanë mbledhur të gjitha së bashkë 4 pikë në ndeshjet e deritanishme.

“Me Shqipërinë nuk mund të konkurronim nga ana cilësore me Serbinë dhe as me Danimarkën. Kemi përdorur armë të tjera: grintën, inatin, organizimin mbrojtës dhe kundërsulmin. Përmbledhjen e futbollit italian”, tha ai, duke këshilluar këto skuadra të ndiqnin të njëjtin shembull.

“Sot skuadrat e vogla nuk luajnë më si ekipe të provincës, me shumë mundësi kjo është arsyeja kryesore e rendimentit të tyre. Ka një diferencë të madhe teknike, por mendoj se për momentin po mbizotëron edhe mes skuadrave të një niveli më të ulët dëshira për të luajtur të hapura dhe duke e kërkuar golin me shumë pasime. Unë nuk jam dakord me këtë zgjedhje, objektivi kryesor i një trajneri, sidomos në betejën e mbijetesës, duhet të jetë fitimi i pikëve. Kam parë Benevento-Bolonja, Beveneto bëri një ndeshje të bukur, por e humbi në fund. Nëse tërhiqesh në 10 minutat e fundit, merr një pikë, të bën vetëm mirë”, u shpreh De Biazi. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2017, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori