De Biasi lavdëron Canën, ja çfarë i kërkon
Trajneri i Kombëtares, Gianni de Biasi është shprehur shumë i lumtur që Lorik Cana do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Rumaninë

Lorik Cana u ndëshkua me karton të kuq që në ndeshjen e parë në Euro 2016, duke humbur kështu sfidën me Francën, e megjithatë do të jetë i gatshëm tani për atë të fundit në grupe ndaj Rumanisë.

I pyetur për rëndësinë e Canës në ekip dhe mundësinë që ekipi i tij të kualifikohet si e treta më e mirë, De Biasi është përgjigjur:

Cana është shumë i rëndësishëm për skuadrën, e duhet të jetë në këtë sfidë për shkak të eksperiencës që ka dhe ndikimit te lojtarët dhe tifozë”, është shprehur De Biasi në konferencën për media.

“Rumania është një skuadër e mirë, me lojtarë cilësor, por ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe do të tentojmë që të fitojmë”, ka thënë De Biasi.

Shqipëria ka nevojë për tri pikë në këtë ndeshje nëse duan të shpresojnë për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Euro 2016, si e treta më e mira, diçka që mund të jetë e vështirë pasi shumë skuadra kanë statistika më të mira. /Albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 18:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori