De Biasi: Mavraj kërkoi të vinte, por mjekët thanë se nuk është gati
Pëlqej
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka publikuar sot listën e plotë të lojtarëve për ndeshjet ndaj Italisë, teksa bie në sy mungesa e mbrojtësit Mërgim Mavraj.

Në një deklaratë për mediat, tekniku italian theksoi se Mavraj për shkak të problemeve fizike nuk do të jetë i gatshëm kundër Italisë dhe miqësores ndaj Bosnje e Hercegovinës.

Mavraj nuk është ftuar, sepse nuk është gati. Ai dëshiron të luajë, por mjekët kanë konfirmuar që ai nuk është gati. Duhet të bëjmë pa të… Sa i përket zëvendësuesve të lojtarëve që mungojnë, do të shohim si do të jetë gjendja e lojtarëve, pasi duhet të flas njëherë me ta”, ka thënë trajneri italian.

Shtuar më 20/03/2017, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori