De Biasi: Më mungon jeta në Tiranë e Durrës
Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare Gianni De Biasi e ka shfrytëzuar këtë periudhë karantine për të shkruar një libër rreth aventurës së tij më shumë se 5-vjeçare në krye të pankinës kuqezi. Në intervistën e tij të dhënë për "Top Channel", trajneri italian rreth përmbajtjes së librit dhe se cilat janë pikat kyçe të historive të periudhës më të suksesshme të tij si trajner.

Si fillim Mister si po shkon karantina?

Karantina vazhdon prej shumë kohësh por do të na duhet të rrijmë brenda ende edhe për 3 javë të tjera. Na duhet ta bëjmë dhe është e domosdoshme edhe pse është diçka e beydisshme. Jemi përpara Shipërisë në karantinë dhe na duhet ende të qëndrojmë që të veprojmë si një skuadër më vete.

Mësuam se jeni duke shkruar një libër rreth karrierës suaj në këto 5 vite në krye të pankinës kuqezi. Mund të na tregoni diçka më tepër?

Po shkruaj një libër vetëm për aventurën time në Shqipëri që kur erdha atje, nga fundi i 2011 për të firmosur kontratën për një aventurë që filloi zyrtarisht në vitin 2012. Kështu nga ndeshja e parë e zhvilluar në Tbilis deri në ndeshjen e fundit në Haifa kundër Izraelit, ndeshje të cilën e fituam 3-0 dhe ajo ishte ndeshja ime e fundit në kyre të pankinës kuqezi. Kam mbërritur deri në këtë moment në kapitllin e tretë të kësaj historie. Që kur takova për herë të parë presidentin Duka dhe sekrtarin Eduard Prodani, dy zëvedës presidentët ,Kasmi në atë kohë dhe Nuri që është miku im. U takuam në Milano për të filluar nga aty një aventurë që zgjati 5 vite e gjysmë që unë jetova sëbashku me Shqipërinë. Ka shumë gjëra që ju nuk i dini dhe është bukur ndonjëherë të zbulosh biseda shakatë apo ndonjë barcoletë të ndanim mes nesh, por sigurisht që pjesën kryesore e ka puna e madhe që u bë në atë kohë dhe se si arritëm të nxirrnim në pah maksimumin nga një grup djemsh që shndërruan në realitet një ëndërr që të gjithë e kishim brenda vetes.


Do të na zbuloni ndonjë gjë?

Nuk ju zbuloj gjë për momentin duhet të jeni të duruar të dalë libri e do ti mësoni të gjitha. Bëj shaka. Në përgjithësi kjo ishte një eksperiencë e papërsëritshme për të gjithë nga ne deri tek ju gazetarët, tifozët, kushdo. Të gjithë që dalngadalë kuptuam që ishte mundësia për të shkuar larg dhe arritja në Europian ishte një gëzim dhe triumf i madh për të gjithë, nga ne stafi, lojtarët, federata, politikanët, të gjithë ishin krah nesh. Ishte një mesazh shmë i mirë dhe pozitiv për shqiptarët edhe për të rinjtë që mund ta përdorin si një shembull për t’u ndjekur.

Në të gjihë këtë ecuri poyitive të Shqipërisë në drejtimin tuaj kë vlerësoni më tepër?

Notën më të lartë ja jap presidentit, i cili besoi tek projekti dhe e çoi përpara edhe pas 2-vjecarit tim të parë. Kjo gjë nuk ishte e thjeshtë pasi edhe mund ta ndërpriste, por me shumë mundësi nuhati se do të dilte diçka e mirë. Por edhe këto gjëra do t’i gjeni në libër. Më pas rritja konstante e skuadrës në aspektin psikologjik në fillim dhe më shumë se tek këmbët apo tek kualiteti teknik. Në faktin që besuam që herët a vonë mund të arrinim në një objektiv të rëndësishëm. Ky mendoj që është një aspekt shumë i mirë që e përsëris mund të jetë një shembull për të gjithë të rinjtë në çdo fushë të jetës jo vetëm në sport dhe në futboll. Të kesh brenda vetes një objektiv është shumë e rëndësishme.

A jeni penduar që u larguar pas asaj fitoreje ndaj Izraelit që u konsiderua si një “hakmarrje” për humbjen që na bën në Elbasan?

Nga njëra anë të largohesh në mes të një rruge të nisur, aq më tepër heqja dorë nga një situatë si ajo shqiptarja për mua, ku unë ndihesha në shtëpi dhe ndihesha i dashur nga tifozët dhe njerëzit në përgjithësi, nuk ishte e thjeshtë. Ishte si të zbrisja nga parajsa në tokë. Por ishte një moment që isha i detyruar të tërhiqesha. Në atë moment ndjeva që kishte mbaruar koha ime me atë grup djemsh me atë kombëtare. Nga ana tjetër do të doja t’i jepja mundësinë trajnerit të ri që do të vinte në vendin tim që të kishte në dispozicion 4 ndeshje eliminatore për të njohur skuadrën dhe nga aty për të nisur diçka të re me një avantazh krahasuar me kohën kur e mora unë ekipin. Ishte një grup djemsh që qëndronin shumë mirë sëbashku dhe që kishin kualitet. Kushdo të ishte mund të implementonte idetë e tij lehtësisht. Edhe këshillat e mija që u përpoqa t’i jap Panucit do t’i gjeni në libër, i cili pas ca kohësh hoqi dorë nga ato. Por në përgjithësi unë mendoj që secili duhet të bëjë më të mirën ashtu si ai beson dhe për aq sa janë aftësitë e tij.

Çfarë ju mungon më tepër?

Më mungon shumë fakti që nuk përgatis ndeshje, që nuk kam kontakte me djemt edhe pse dua të them që me ndonjërin kam ende kontakte. Por më mungon mënyra e jetesës e lidhur me ta për të punuar për ojektivin e rradhës që duhet të kishim. Më mugnon edhe jeta në Tiranë apo në Durrës kur ishim në grumbullim. Ishim një grup shumë i mirë dhe ky ishte çelësi i suksesit, nëse arrin të krijosh një grup miqsh që ndihesh mirë dhe kuptohesh, në fund është më e thjeshtë që të arrish objektiva.

Të gjithë shqiptarët, pasi ju jeni edhe shqitpar, ju presin me padurim të riktheheni në krye të një pankine. Ndaj duam të dimë kur dhe ku do të ktheheni?

Shiko Endi unë isha shumë pranë një pankine përfaqësueseje përpara Korona Virusit, por kjo situatë i bllokoi të gjitha sepse vendimi duhet të ishte marrë më 18 mars për atë përfaqëuse. Por shpresojmë që kur t’i rikthehemi normalitetit ndoshta do të më telefonojnë sërish për ta rishikuar atë mundësi. Sinqerisht nuk është një kombëtare e nivelit të lartë,por mund të them diçka e ngjashme si historia kur unë erdha në Shqipëri. Me këtë dua të them se është një situateë që e njoh e që më jep stimuj dhe shpresoj që të arrijmë të biem dakord dhe unë t’i rikthehem punës sepse mua të qëndroj në shtëpi s’më pëlqen fare.

Ahahaha, po po patjetër tani duhet të rrijmë të gjtihë në shtëpi pa krijuar problem jashtë nëpër rrugë. E vetmja gjë e sigurtë është që nëse qëndorjmë në shtëpi dhe nuk kemi kontakt me të tjerët, nuk marrim dhe nuk trasmetojmë virusin. Ky është mjekimi i vetëm i momentit për të mos e rënduar më tepër situatën.

Shtuar më 14/04/2020, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori