De Biasi merr drejtimin e skuadrës së La Ligas
Pëlqej
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi shumë shpejtë pritet të gjejë punë, pas një pauze disa muajshe.

Sipas mediave spanjolle, De Biasi pritet të marrë drejtimin e Alaves, skuadër e cila në pesë ndeshjet e para ka pësuar pesë humbje.

AS shkruan se bisedimet ndërmjet Alaves dhe De Biasit janë mbajtur që disa javë dhe marrëveshja tashmë është arritur.

De Biasi në të kaluarën kishte drejtuar edhe Modena, Brescia dhe Torino dy herë. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2017, ora 21:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori