De Biasi mund të drejtojë sërish lojtarët shqiptarë
Pëlqej
Rezultatet aspak të mira në ndeshjet e fundit të Arisit kanë sjellë ditën e sotme largimin e trajnerit Paco Herrera.

Ndërsa emra të shumtë po përfliten për të zënë vendin e të larguarit nga skuadra, përmendet dhe emri i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi i cili në lidhje më këtë çështje ka folur për “gazzetta.gr” ku i ka lënë të hapur mundësitë për një transferim të tij.

“Unë e njoh skuadrën e Arisit, është një klub me shumë histori dhe mbështetës në Selanik. Dy ish-futbollistët e mi, Mavraj dhe Basha luajnë atje. Është një projekt interesant dhe do ta diskutoja padyshim, por deri tani askush nuk më kontaktuar nga klubi”. – u shpreh ish-trajneri i Shqipërisë.
Shtuar më 05/11/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori