De Biasi mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Azerbajxhanit
Gianni De Biasi, përflitet se është në pritje për të marrë drejtimin e Kombëtares Azerbajxhanit, pasi federata e këtij vendi shkarkoi nga detyra Gurban Gurbanov.

Ish-tekniku i Kombëtares shqiptare, në një prononcim për RMC, e ka pranuar një lajm të tillë, por duke mos thënë faktin se është Azerbajxhani kjo kombëtare.

“Jam në pritje për një kombëtare të huaj”, është shprehur De Biasi.

Gjithsesi, vetë mediat sqarojnë se në listën e federatës, gjenden disa emra për të marrë drejtimin e Kombëtares, dhe mes tyre edhe De Biasi.
Shtuar më 10/12/2018, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori