De Biasi: Një Shqipëri ndryshe ndaj Gjeorgjisë
“Një sfidë e veçantë pas festës në Kosovë”. Me këtë fjali e nisi konferencën për shtyp trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, i cili foli për miqësoren e dytë të Shqipërisë.

“Me Gjeorgjinë do të provojmë, në mënyrë që të përcaktojmë disa gjëra të rëndësishme e të vlefshme për Euro 2016. Në Francë do të vijnë kryesisht ata që kanë kontribuuar në kualifikimin historik të Shqipërisë në atë Europian, ndërkohë që dyert e Kombëtares do të mbeten të hapura për cilindo që do të spikasë apo do të ketë një ecuri pozitive” – tha De Biazi në konferencën për mediat.

Në konferencë foli edhe kapiteni Lorik Cana, i cili tha se vetëm pas Europianit do të vendosë për të ardhmen e tij. Cana vijoi më tej se armiku i vetëm i Kuqezinjvë në Francë do të jetë eksperienca e pakët e Kombëtares në të tilla evente.

Shtuar më 15/11/2015, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori