De Biasi: Oreksi vjen duke ngrënë, shqiptarët janë euforik
Po bëhen 5 vjet që kur Gianni de Biasi mori drejtimin e stolit Kuq e Zi, e ndoshta atëherë ai vetëm mund ta kishte shpresuar pjesëmarrjen në një kompeticion madhor futbollistik. Megjithatë pasnesër kjo shpresë do të materializohet kur Shqipëria dhe Zvicra të zbresin në stadiumin e Lens për ndeshjen e dytë të Francë 2016.

I intervistuar nga Ëorld Soccer, de Biasi nuk ngurron të evidentojë vështirësitë e fillimit: “Kur erdha ishte e nevojshme të kryeja shumë ndryshime, pasi gjeta një grup lojtarësh të vjetër. Situata ishte shumë problematike”

Kjo shpjegon sipas tij eksperimentet e shumta dhe grumbullimin e sa e sa lojtarëve për të cilin ai u kritikua kur nuk arriti kualifikimin në Brazil 2014, kur thotë: “Vetëm 2 titullarë nga miqësorja ime e parë vazhdojnë të luajnë dhe sot”

Problemi me kualifikimin është mentaliteti i mediave dhe i popullit, sipas 59 vjeçarit. Ata kërkojnë përherë e më shumë. De Biasi kujton një episod kur ishte trajner i Torinos në Serie B. Në atë kohë kriza financiare e kishte paralizuar klubin, ndaj presidenti kënaqej dhe me mesin e tabelës. Mirëpo ekipi eci çuditërisht mirë dhe presidenti filloi: “Ja ngjitemi në Serie A, ja vdesim, raporton "asport".

”E njëjta gjë po ndodh dhe tani sipas tij: “Kanë filluar ta marrin për të mirëqenë kalimin e grupit. Ka dhe nga ata që presin finalen. Nuk thonë kot: ‘Oreksi vjen duke ngrënë”

Por cfarë realisht mund të konsiderohet sukses për Shqipërinë në këtë turne? “Sukses është realizimi i diçkaje të papritur – siç ndodhi kur u kualifkuam,- thotë de Biasi,- Përsëritja e asaj mbrese do të jetë tejet e vështirë.”

Ndonëse ishte pikërisht një arritje e tillë e paprecedentë që e bëri atë hero në sytë e shqiptarëve, për de Biasin problem nuk është ta arrish, por ta menaxhosh një sukses të tillë pasi “nëse vendosim objektivat shumë lart, rrezikojmë të zhgënjehemi.”

Shtuar më 09/06/2016, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori