De Biasi "pa frena": Tani duam Botërorin
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ishte i pranishëm në Kryeministri, gjatë prezantimit të librit të autorit Alaistair Campbell “Fitimtarët”, ku nën shoqërinë dhe të ish-trajnerit të njohur italian Arrigo Sacchi, sot në pozicionin e lektorit dhe kryeministrit Rama e pati të vështirë të mënjanonte cështjen e së ardhmes së tij me kuqezinjtë duke qenë se këtë herë i erdhi dhe një pyetje e drejtëpërdrejtë nga kreu i qeverisë.

Rama me humor i kërkoi De Biasit të zgjidhte mes një kontrate të majme dhe mungesës në Francë dhe një kontrate të mirë por të thjeshtë si ajo që mund të ofrojë FSHF. Përgjigja e De Biasit ishte po aq me humor dhe diplomatike sa ajo e Ramës teksa trajneri kuqezi deklaroi.

“Mos më thuaj që këtë pyetje e menduat bashkë me presidentin Duka, që është gjithashtu i pranishëm në sallë! Përtej shakasë, me Shqipërinë ne arritëm një rezultat të jashtëzakonshëm. Kur arrin majën është e vështirë të përmirësohesh, pasi tani që u kualifikuam në Europian ne dëshirojmë që dhe të shkojmë në Botëror, por duhet të shohim.

Personalisht unë jam i kënaqur nga ky vend që më ka dhënë shumë dhe që sot jam i gatshëm që mund të fillojmë të flasim për këtë cështje me Federatën por ajo që ka rëndësi për momentin është përfaqësimi në Francë”.
Shtuar më 07/11/2015, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori