De Biasi përgatit valixhet për rikthimin në Itali
Pëlqej
Ndonëse ka vetëm pak ditë që u shkarkua nga Alavesi, duket se Gianni De Biasi do të rikthehet shumë shpejt në pankinë. Emri i tij lidhet me drejtimin e disa skuadrave kombëtare, mes tyre edhe asaj të Australisë, por sot ka ardhur një ofertë konkrete për ish teknikun e kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për skuadrën e Crotones, e cila ka kontaktuar De Biasin për të marrë vendin e lënë bosh nga Davide Nicola, i cili dha dorëheqjen sot, bashkë me stafin e tij. Mediet italiane raportojnë se De Biasi mund të shkojë sërish bashkë me Tramezzanin te Crotone, ku do të gjejnë edhe mbrojtësin kuqezi, Arlind Ajeti.

Ky do të ishte një rikthim në Serinë A, për trajnerin De Biasi, pas thuajse 8 vitesh, kur drejtonte Udinesen në sezonin 2009-2010. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 09:36

Zefi
e Enjte 7 Dhjetor 2017, Ora 12:02
O zhabar nuk eshte Shqiperia qe te duronte sa e sa here humbjet e njepasnjeshme dhe perseri te falte mafiozi Duka . Bota e futbollit nuk te pret 5 vite per nje fitore apo per nje ekip medioker .
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori