De Biasi pëson humbjen e 2-të në stolin e Azerbajxhanit
3 fitore në 3 ndeshje për Malin e Zi në Ligën C të Ligës së Kombeve, me ballkanasit që mposhtën në Podgoricë 2-0 Azerbajxhanin e Gianni De Biasit duke marrë fitoren e 3-të në grup dhe duke i shkaktuar humbjen e dytë në 3 takime trajnerit italian të azerëve.

Golat e sfidës u realizuan nga Stevan Jovetic dhe Ivanovic, nga një për çdo pjesë me malazezët që kryesojnë të vetëm grupin 1 në kuotën e 9 pikëve.

Në vend të dytë me 6 pikë është Luksemburgu që nga ana tjetër mposhti me rezultatin e pastër po 2-0 Qipron. Të dy golat u realizuan nga Sinani në pjesën e parë.
Shtuar më 10/10/2020, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori