De Biasi sqaron pse do të jetë kapiten Agolli dhe jo Mavraj
Pas shumë spekulimesh në lidhje me problemet e tij me Mërgim Mavrajn, trajneri i Kombëtares Gianni de Biasi sqaron çdo gjë.

Strategu italian është shprehur se mes tij dhe mbrojtësit nuk ka asnjë problem, dhe se kjo është thjesht një budallallëk. Ai po ashtu tregoi pse Agolli mori shiritin e kapitenit dhe jo Mavraj.

“Është një budallallëk që ka dalë nga mediet. Mavraj është i përfshirë në programin tonë të kombëtares. Ai na vlerëson shumë, i pëlqen gjithashtu që të jetë kapiteni, por për hierarki moshe dhe numër ndeshjesh, Agolli ka më shumë eksperiencë. Kur Agolli ta lërë futbollin dhe nëse Mavraj do të sillet mirë, do të jetë kapiten”, tha De Biasi për Top Channel.
Shtuar më 07/02/2017, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori