Trajneri i kombëtares
shqiptare Giani de
Biasi ka nisur një fushatë lobimi për njohjen e futbollistëve
shqiptare. Ai është takuar në qendrën stërvitore të skuadrës së
Lazios edhe me kapitenin e kombëtares Lorik Cana.
"Loriku mund të bëhet qendra e projektit të
Lazios. Për mua ai
luan në qendër të mbojtjes por në mesfushë nuk ka probleme", është shprehur ai. Sipas tij Cana mund të luajë qetësisht në krah të Ledesmas pasi janë dy lojtarë me karakteristika të ndryshme. Pasi analizoi merkaton e
Lazios, De
Biasi nuk ngurroi të reklamonte talentin shqiptar
Roshi, duke ia këshilluar skuadrës italiane.
Ai ka sugjeruar Taren që të tërheqë në skuadrën e tij edhe të riun shqiptar Odise
Roshi i cili sipas tij po
luan mirë.
“Odise
Roshi luan me Këlnin dhe është një lojtar shumë i shpejtë. Këtë vit ra nga kategoria dhe mund të jetë shumë i rëndësishëm për projektin e Petkovic. Nuk kam folur ende me Taren por do ta bëj shumë shpejt”, përfundon tekniku italian. /albeu.com/
Shtuar më 15/07/2012,
ora 11:32