De Biasi tolerant me Memushajn
Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi është tolerant me Memushajn. Mesfushori ka marrë lejen për të qenë në fushë në finalen e parë play off të Serie B ku skuadra e tij do të përballet me Trapanin.

Kapiteni i skuadrës nga Abruzzo është lejuar nga strategu italian për të jetë i pranishëm në këtë sfidë delikate për bardhekaltërit edhe pse rregullorja e UEFA-s nuk e detyron për të marrë një vendim të tillë.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën në orën 20:30 dhe lojtari i lindur në Vlorë do të rikthehet në grupin kuqezi vetëm të hënën paradite. Memushaj u aktivizua gjatë gjithë pjesës së dytë në miqësoren kundër Ukrainës të zhvilluar në Bergamo.
Shtuar më 04/06/2016, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori