De Biasi trajner i Lazios?
Pëlqej
4 ndeshje dhe asnjë fitore për skuadrën e Lazios në të gjitha kompeticionet. Kjo ka bërë që të flitet për një shkarkim të trajnerit Simone Inzaghi mbi të cilin kanë rënë përgjegjësitë për këto rezultatet nga skuadra.

Ndërsa sipas asaj që bën me dije “torinogiornata.it”, një emër i ri ka dalë në horizont për të zëvendësuar Inzaghin në detyrën e trajnerit te Lazio. Bëhet fjalë për ish trajnerin e Kombëtare Shqiptare, Gianni De Biasi i cili aktualisht nuk ka drejtimin e asnjë ekipi.

Duket se De Biasi është i preferuar nga drejtori sportiv Igli Tare, me këtë të fundit që ia ka bërë si sugjerim, presidentit Claudio Lotito. Ky do të ishte një shans i mirë për De Biasin, pasi Lazio është një ekip i përmasave ndërkombëtare.
Shtuar më 06/12/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori