De Biasi ul në stol Ujkanin dhe Dallkun
Humbja befasuese me Islandën, problem fizike të disa futbollistëve, por mbi të gjitha dëshira për të ndryshuar, pritet të sjellin disa risi në formacionin e parë kundër slovenisë. Trajneri De Biasi, ashtu si në të gjitha pragndesshjet me ekipin tonë kombëtar, nuk ka dashur ti bëjë publike, apo të zyrtarizojë zgjedhjet e tij, por përgatitjet e zhvilluara mes dy takimeve të cojnë tek disa prej vendimeve të sigurta.

Kështu mbrëmjen e së martës në Qemal Stafa, i sigurtë në kuadratin e portës duket portieri Etrit Berisha, i cili do të luaj për herë të parë në një ndeshje zyrtare, pasi prezantimeve premtuese në dy ndeshje miqësore. Ndryhime pritet të ndodhin edhe në repartin e prapavijës, teksa Lila më shumë mundësi do të mund të luaj në pozicionin e tij të preferuar në të djathtë të mbrojtjes.

Nuk ndryshon asgjë në qendër të saj, me kapitenin Cana dhe Mavrajn, ndërsa në të majtë rikthehet Agolli. Gjithashtu edhe mesfusha do të ketë emra të rinj, që pritet të sjellin më shumë freski fizike. Sërish në qendër do të luajnë Bulku dhe Kukeli, ndërsa në krahë Roshi dhe Vila kanë mundësitë më të mëdha për të startuar si titular.

Ndërkohë në sulm, shqetësim kryesor ka qenë kondicioni i Bogdanit, që e penalizon disi në garën më të fortë për një bluzë titullari. Favorit mbeten sërish Sadiku dhe Cani, por Salihi është një alternativë konkuruese. Gjithsesi, cdo gjë do të vendoset nga trajneri italiani Gianni De Biasi, pak minuta para startit të takimit. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2012, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori