De Biasi zbulon një "sekret": Jam i apasionuar pas Juves, mund ta fitojnë Championsin
Gianni De Biasi ka dhënë një intervistë të gjatë sot për "Gazzetta dello Sport" duke folur dhe për Juventusin dhe Allegrin. Strategu italian është shprehur se është tifozë me bardhezinjtë pasi e ka kuptuar mentalitetin e tyre fitues, raporton Albeu.

"Gjithçka është e vërtet: kam qenë i apasionuar pas Juventusit, nisa ta shohë me një tjetër sy kur isha te Brescia. Furino, Causio, Tardelli, Bettega të injoronin në fushën e lojës, sepse ata ishin gjithmonë zotër të fushë. Ata të lodhnin, por më pas ndryshova mendim kur trajnova Torinon.

Juventus është Juventus: sheh gjithmonë nga e ardhmja me forcën për të synuar objektiv të rinj. Higuain dhe Dybala janë futbollist unik, nëse kalojnë Barcelonën, mund t'ia dalin për ta fituar Chamionsin edhe pse në garë mund të jenë dhe Bayerni apo Reali. Çfarë do të bëje nëse do të ishe Allegri? Pas 3 sezonesh do të ikja, edhe pse të largohesh nga Juventus është e vështirë ...", ka thënë strategu italian./albeu.com/

Shtuar më 23/03/2017, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori