De Boer kujton periudhën tek Inter: Ç'të bëja me Icardin dhe Brozovic
Frank De Boer u largua si i dështuar nga Interi, por koha që iu dha për të drejtuar zikaltrit ishte shumë e vogël. Strategu holandez ka dhënë një intervistë për "Daily Mail" ku rikujton periudhën te ekipi italian:

“Nuk e pata të lehtë të ndahesha nga Ajax, pas 25 vitesh si lojtar e trajner, por kisha nevojë për një sfidë të re. Megjithatë, tek Interi kishte shumë gjëra pa lidhje me futbollin dhe humba shumë energji.

Sa herë na ecte pak në fushë, ndodhte ndonjë gjë e shëmtuar jashtë saj. Icardi zihej me tifozët, Brozovic shkonte në diskotekë e duhej ndëshkuar, ishte e lodhshme. Qëndrova 3 muaj, por m’u duk si një vit”.


Shtuar më 23/02/2017, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori