De Boer largon Interin: Jam i lumtur te Ajaxi
I intervistuar nga televizioni hollandez Nos, trajneri i Ajax Frank De Boer, i kërkuar nga presidenti i Interit Erick Thohir, ka folur rreth së ardhmes së tij, duke mbajtur larg klubin zikaltër.

"Unë jam mirë te Ajaxi. Nëse do të hapet tema e një largimi të shohim. Por për momentin lamtumira nuk është çështje e ditës. Jam i përqëndruar vetëm te Ajaxi", ka thënë tekniku hollandez.

Një prej emrave, mes disave, të cilët Thohir i sheh si pasuesin e Walter Mazzarrit në stolin e Inter është edhe Frank De Boer. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2014, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori