De Bruyne e shikon si shpëtimtar Sanchezin
Pep Guardiola nuk do ta ketë në dispozicion Gabriel Jesusin për dy muaj pas lëndimit të ligamentit të gjurit, derisa Sergio Aguero ka pasur probleme me gjendjen fizike kohët e fundit.

De Bruyne beson se me transferimin e Sanchez, faza sulmuese e Cityt do të kishte më shumë opsione.

“Një lojtar shumë i mirë. Natyrisht duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në periudhën transferuese. Nëse një lojtar i mirë vjen te ne, kjo është më mirë, nëse nuk vjen, atëherë do t’ia dalim me skuadrën që kemi”.

“Të gjithë po bëjnë punë të mirë. Kur të vijë ai, do të jetë një shtesë e madhe për ekipin”, ka deklaruar mesfushori belg./albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori