De Bruyne i jep fund sezonit, rrezikon edhe Europianin
Një lajm i keq ka mbërritur nga infermeria për Manchester City dhe kombëtaren e belgjikës.

Sulmuesi belg Kevin De Bruyne, pas kryerjes së testeve mjekësore me shumë gjasë nuk do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit dhe ndoshta as në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Francë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kryesore angleze që citojnë burime nga klubi i City. De Bruyne u dëmtua në gju gjatë ndeshjes ndaj Evertonit, ku City siguroi kualifikimin në finalen e FA Cup.
Shtuar më 28/01/2016, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori