De Bruyne me fjalë të mëdha për Sancon: Ai djalë është i "çmendur"
Jadon Sancho është në mesin e talentëve më të mirë që ka sot futbolli.

20 vjeçari po mahit në fanellën e Borussia Dortmund, dhe dy ditë më parë, Lionel Messi e përfshiu në mesin e 15 lojtarëve më të mirë të rinj në botë.

Fjalë të mëdha për Sanchon ka thënë edhe ish bashkëlojtari i tij, Kevin de Bruyne.

"Sancho? Ai djalë është i çmendur. Pata mundësinë të stërvitem me të. Djaloshi është një mrekulli", deklaroi De Bryune, duke u mundur të shpjegoi se si Manchester City lëshoi një lojtar të tillë.

Sancho këtë verë mund të rikthehet në Premierligë, ku po kërkohet nga Manchester United./
Shtuar më 02/04/2020, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori