De Bruyne nuk pajtohet me ofertën City-t, konsideron dëgjimin e ofertave të tjera
Manchester City është duke hasur vështirësi që ta bind mesfushorin Kevin de Bruyne, të nënshkruajë kontratën e re.

Belgu është afër të refuzojë kontratën e parë të propozuar nga klubi, meqenëse është mbetur i zhgënjyer.

Sipas The Times, belgu që fiton 280 mijë euro në javë do të konsiderojë largimin nga "Etihad" nëse "Qytetarët" nuk ia plotësojnë kushtet.

Momentalisht De Bruyne është lojtari i dytë më i paguar në klub dhe i gjashtë në Premierligë.

Thuhet se lojtari dëshiron të jetë më i paguari në klub, para sulmuesit Raheem Sterling, kërkesë që është duke u shqyrtuar nga gjiganti anglez.
Shtuar më 05/01/2021, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori