De Bryne kërkon t'ia plasë shpirtin Unitedit me dëshirën e tij
Me dy fitore në 8 ndeshjet e mbetura, City do të zyrtarizonte trofeun e tretë të Premier Ligës dhe të parin që nga viti 2014, kështu që ylli i skuadrës, de Bryne dëshiron që një gjë e tillë të ndodh pikërisht ndaj Unitedit.

“Unë mendoj se të gjithë në City do të dëshironin këtë – të përpiqeshin dhe të fitonin atë lojë për titullin”, ka thënë fillimisht De Bruyne.

“Ndeshja në udhëtim te Evertoni është një lojë shumë e vështirë, ne e dimë këtë. Ata ndoshta janë tashmë të sigurt, kështu që do të shohim”.

“Por, duket se ka shumë kohë tani për atë lojë. Shpresoj që të gjithë të kthehen shëndoshë nga kombëtaret për të luajtur pjesën e fundit të kampionatit” përfundoi De Bryne. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2018, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori