De Bryne: Nuk më vjen keq për Liverpoolin, ne ishim më të mirët
De Bryne: Nuk më vjen keq për Liverpoolin, ne ishim më të mirët

Kevin De Bryne nuk ndjen keqardhje për Liverpoolin që e mbylli Premier League në vendin e 2 me 97 pikë 1 pikë më pak se Manchester City që u shpall kampion.

"Jo", u përgjigj De Bruyne kur u pyet nëse i vjen keq që Liverpooli edhe me 97 pikë, nuk arriti të shpallet kampion. “Është një përpjekje e jashtëzakonshme, ama ne ishim më të mirë se ata në fund".

"Nuk me vjen keq për ta, sepse nuk mendoj se ata do të kishin ndje keqardhje për ne. Askush nuk ndjeu keqardhje për mënyrën se si u eliminuam nga Champions League".
Shtuar më 18/05/2019, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori