De Celje transferohet ne Napoli?
Albeu.com
Mbrojtësi juventin Paolo de Çelje ka arritur një marrëveshje paraprake me klubin e Napolit. Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat e cilësojnë punë të kryer kalimin e mbrojtësit të ri tek skuadra e drejtuar nga Roberto Donadoni.“Corriere dello Sport” raporton se klubi napolitan ka arritur një marrëveshje me Juventusin për 22-vjeçarin, dhe detajet pritet të mbyllen këtë mbrëmje. Napoli pritet të derdhë në arkat e “Zonjës së Vjetër” për mbrojtësin 4-5 milionë euro.
Shtuar më 17/06/2009, ora 22:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori