De Federico kontrate me Liverpulin
Albeu.com
Klubi i Premier League, Liverpool, lidhet me një angazhim të Matias de Federico, i cili shihet si Lionel Messi i ri.Sic shkruan Daily Mail, De Federico, është subjekt i një oferte të vlefshme 4.6 milionë dollarë nga një klub i pazbuluar anglez.19-vjeçari edhe me parë është lidhur me Liverpoolin, dhe mendohet janë pikërisht të kuqtë që kërkojnë sërish talentin. De Federico luan në rolin e sulmuesit dhe pritet të largohet nga Huracan për t’u bërë partner i legjendës braziliane Ronaldo te Corinthians, derisa interesimi i klubeve angleze të konkretizohet.
Shtuar më 22/08/2009, ora 17:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori