De Gea i bindur: Me Mourinhon do të fitojmë tituj
Jose Mourinho
David de Gea shprehet i bindur se Manchester Unitedi do të jetë skuadër e fuqishme me trajnerin e ri Jose Mourinho.

Spanjolli ishte afër transferimit te Real Madridi gjatë verës së kaluar, por kalimi i tij dështoi shkaku i dokumentacionit të vonuar.

De Gea nënshkroi kontratën e re me ‘Djajtë e Kuq’ dhe ka deklaruar se dëshiron të fitojë sa më shumë tituj me Mourinhon.

“Kur flasim për Jose Mourinhon ju flisni për një fitues”, ka thënë De Gea për Marca. “Fitorja është në filozofinë e Unitedit, Joses dhe timen. Ne mund të bëjmë një ekip të mirë dhe e mirëpres atë”.

“Me Mourinhon mund të krijojmë një skuadër të fuqishme dhe jemi të lumtur për ardhjen e tij”, ka theksuar portieri spanjoll. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori