De Gea i ka planet e qarta për të ardhmen
David de Gea dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare me Manchester United.

Paga e tij javore do të rritet në 400 mijë euro. Sipas The Sun
portieri spanjoll do të rinovojë para Kupës së Botës në Rusi këtë verë. De Gea do të bëhet lojtari i dytë më i paguar në historinë e United, pas kilianit Alexis Sanchez me 570 mijë euro në javë.

Sipas Marcas spanjolli kërkoi të njëjtën pagë me kilianin, por mesa duket askush nuk ka ndërmend t'ia përmbyshë këtë kërkesë. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2018, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori