De Gea nuk do të përfundojë kurrë tek Reali, gati rinovimi me Unitedin
Pëlqej
Portieri i Spanjës, De Gea ka qenë një nga lojtarët kryesorë yjeve në Old Trafford sezoneve të fundit.

Këto paraqitje kanë bërë që portieri spanjoll të bëhet objektiv kryesor i Real Madridit për portën e tyre. Por, edhe përkundër interesimit të madh të ekipit mbretëror, De Gea thuhet se ka vendosur t’i refuzojë ata.

Sipas rrjetit televiziv ESPN, De Gea është gati të vërë anash të gjitha thashethemet dhe të nënshkruajë një kontratë të re me Unitedin. Marrëveshja aktuale e portierit spanjoll ka mbetur valide vetëm edhe 18 muaj dhe qëllimi është të shtohet edhe katër vite tjera./albeu.com/
Shtuar më 23/02/2018, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori