De Gea nuk i trembet Ronaldos: E kemi studiuar shumë mirë
David de Gea ka theksuar se Spanja e ka studiuar shumë mirë Cristiano Ronaldon para ndeshjes së saj hapëse kundër Portugalisë në Kupën e Botës këtë javë.

Derisa Spanja po përgatitet për t’u përballur me Portugalinë në ndeshjen e saj hapëse në Kupën e Botës, numri një i portës së saj, De Gea, nënvizoi se “Furia e Kuqe” i ka bërë detyrat e shtëpisë për njeriun e rrezikshëm, Cristiano Ronaldon.

Ai beson se ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme.

“Ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme dhe për më tepër kur luhet kundër një rivali të fortë dhe komplikuar si Portugalia”, tha De Gea.

Ai thotë se të gjithë e dinë se Cristiano është ndër më të mirët në botë.

Cristiano Ronaldon e kemi studiuar mirë, dhe të gjithë e dinë se ai është ndër më të mirët në botë”, shtoi ai.

“Pas tij qëndron një ekip i madh, ata janë kampionë të Evropës dhe do të jetë një ndeshje e vështirë”, theksoi ai.

Shtuar më 12/06/2018, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori