De Gea pranë rinovimit me Manchester United
Manchester United tashmë mund të marrin frymë lirisht, pasi portieri David De Gea është shumë pranë firmosjes së rinovimit të kontratës.

Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje për firmën e re në kontratë, nga e cila spanjolli do të përfitojë rreth 400 mijë euro në javë.

Ende nuk bëhet e ditur se për sa vite do të firmosë 28-vjeçari, i cili ndodhet në "Old Trafford" që nga viti 2011, kur u ble nga Atletico Madridi.

Shtuar më 01/03/2019, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori