De Jong-Balotellit: Gjeni dhe budalla
Sulmuesi me ngjyrë, Mario Balotelli duket se po humb dita ditës mbështetësit e tij te Manchester City. Pasi polemizoi me disa bashkëlojtarë të skuadrës në mesin e një ndeshjeje, tashmë Super Mario ka marrë kritika edhe nga bashkëlojtari Nigel De Jong.

”Në disa raste Mario është gjeni në fushën e lojës. Por shpeshherë ai është edhe budalla. Plot njerëz presin më të mirën nga ai por po ata njerëz mund të presin gjithashtu, çmendurinë e radhës tek ai. Ai është i lumtur me skuadrën që luan. Një fat për të, është edhe trajneri Mancini i cili e njeh mirë atë” deklaroi De Jong.

Sulmuesi italian Mario Balotelli është shumë i përfolur në kampin e City për një largim të mundshëm nga skuadra në fund të sezonit pas problemeve të vazhdueshme që po i shkakton në skuadër. Shpërthimet e tepruara të sulmuesit, cënojnë edhe situatën te Manchester City, dhe drejtuesit mund ta ndëshkojnë me gjobë. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori