De Jong "i zhgënjyer" me De Ligt: E doja te Barcelona
Mesfushori i ri i Barcelonës, Frenkie de Jong ka komentuar lëvizjen e mikut të tij Matthijs de Ligt te skuadra e Juventusit.

I riu shprehet se do të donte ta shihte me fanellën e katalanasve.

"Do të doja ta shihja me Barcelonën. Ishte një zgjedhje që i takonte atij, të vendoste për të mirën e familjes, menaxherit dhe të dashurës.

"Juventusi është një klub i madh dhe jam i lumtur për të që shkoi në Itali, normalisht do të doja ta shihja me fanellën e Barcelonës. Do të isha më i lumtur".
Shtuar më 20/07/2019, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori