De Jong: Më ka mrekulluar Pjanic
Frenkie De Jong tani është rehatuar brenda dhe jashtë fushës në Barcelonë. Ish-futbollisti i Ajax jeton mirë në "Ciudad Condal". E ndien mungesën e familjes së tij, por futbolli është ai që ka rëndësi dhe ai po e gjen veten në Katalonjë: "Më pëlqen ta marr topin menjëherë dhe të nis manovrën sulmuese, kjo është në natyrën time. Ndihem më rehat si mesfushor, por mund të luaj edhe përpara. Nëse do të duhej të zgjidhja, do preferoja të luaja më shumë si një dopiomesfushor se sa si gjysmësulmues".

De Jong foli gjithashtu për marrëdhëniet e shkëlqyera me trajnerin Ronald Koeman: "Ne komunikojmë shumë mirë. Ai më tregon qartë se çfarë dëshiron nga roli im, por mendoj se është gjithçka e qartë. Kur flet, e dëgjoj me vëmendje, sepse është autoritar dhe e njeh shumë mirë futbollin. Edhe vetë ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm", telesport.

Sa i përket marrëdhënies me shokët e tij të skuadrës, De Jong ishte shumë i impresionuar nga ish-juventini, Miralem Pjanic: "Lojtar i shkëlqyeshëm, ai është shumë mirë me topin, di ta lexojë aksionin. Spikat me goditjet e tij, pasimet dhe topat e gjatë janë të shkëlqyera. Ai do t’i japë shumë cilësi ekipit dhe jam i lumtur që na përket neve".

Ndërkohë, lidhur me yllin e Barçës, Lionel Messi, hollandezi shtoi: "Kur e keni Messin në ekipin tuaj, e dini se keni lojtarin më të mirë në botë, kështu që përpiqeni ta vendosni në pozicionet më të mira, për të bërë ndryshimin".

Shtuar më 26/10/2020, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori