De la Red humb vetedijen!
Albeu.com
Mesfushori i skuadrës së Realit nga Madridi, Ruben de la Red në minutën e 13 të përballjes më skuadrën e Real Union është shtrirë për toke pasi që kishte humbur vetëdijen.Kjo ishte përballja në kuadër të Kupës kombëtare të Spanjës. De la Red për një kohë të shkurtë kishte humbur vetëdijen, por shumë shpejtë ai u kthye në gjendje normale, pasi që mjekët kishin intervenuar me një shpejtësi të madhe dhe më pas ishte transferuar në spitalin lokal në Irun.
Ruben de la Red, karierën e ka filluar në Real M., por para se të transferohej në ekipin e parë ai një sezon kaloi tek skuadra e Getafes. Ai nga ky sezon zakonisht është ndër kandidatët për formacionin e parë. Në këtë përballje ku De la Red humbi vetëdijen „skuadra mbretërore" pësoi disfatë me rezultatin 3:2. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 12 nëntor.
Shtuar më 31/10/2008, ora 21:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori