De Laurentiis: Asnjëherë nuk e kam quajtur dështak Ronaldon
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka sqaruar se ai asnjëherë nuk e ka quajtur dështak Cristiano Ronaldon, si dhe ka thënë se do të dëshironte ta shikonte një film të sulmuesit të Juventusit.

“Disa njerëz i kanë keqinterpretuar fjalët e mia. Unë asnjëherë nuk kam thënë se Ronaldo është dështak. Në fakt, unë kam thënë se për transferimin e Ronaldos ka bërë punë të mrekullueshme Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli”, ka thënë ai.

“Ai ka blerë dikë që zgjon interes jo vetëm te tifozët e Juventusit, por të gjithë ata që e duanë Ronaldon. Nuk ka asnjë dyshim për të si futbollist, ai mund të bëhet edhe yll i filmave. Ai dhe Zlatan Ibrahimovic do të mund të bënin një film të mrekullueshëm”.

“E vetmja gjë që e vë në dyshim është nëse përfitimi në aspektin e futbollit do të jetë aq i madh sa përfitimi komercial”.

“Ai është duke u vjetruar, dikush si Ibrahimovici dukej se do të luante deri në moshën 40-vjeçare,por pastaj u lëndua dhe shkoi të luajë në Amerikë”, u shpreh numri 1 i Napolit. /albeu.com/
Shtuar më 31/07/2018, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori