De Laurentiis: Maradona është një problem për Napolin
"Problemi i Napoli-t, që është një qytet i mrekullueshëm dhe unik në botë, është se nuk ka fituar kurrë në të kaluarën.

Kanë fituar vetëm dy kampionate sepse kanë patur një të metë të madhe", ka thënë presidenti i Napoli-t, Aurelio de Laurentiis, në një intervistë të dhënë për dokufilmin e Bull mbi qytetin e Napoli-t.
"Sepse unë e konsideroj një minus dhe jo një plus faktin që kanë patur në ekip lojtarin më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, Maradona-n".

"Është si të jesh i lidhur me gruan më të bukur në botë dhe më pas ajo ndahet nga ti. Kush do të mund të të kënaqë më dhe ku mund të gjesh më mirë?".

Klubi ka bërë të ditur se intervista është dhënë prillin e kaluar dhe se De Laurentiis ka folur për vitet e Maradona-s, një futbollist i një niveli që ka pak mundësi të arrihet në futbollin bashkëkohor nga lojtarët që shkojnë te Napoli, por që mbetet idhull i paprekshëm për të gjithë tifozët e "axurrëve".

"Ne, - ka vazhduar De Laurentiis, - kemi punuar shumë mirë sepse kemi nxjerrë lojtarë të rëndësishëm të kalibrit të Lavezzoi-t, Cavani-t dhe Higuain-it. Edhe tani kemi shumë lojtarë të fortë në ekip, si Mertens dhe Insigne".
Shtuar më 21/01/2020, ora 21:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori