De Laurentiis merr vendimin për Ancelottin
Pavarësisht zërave mediatikë që raportojnë se presidenti i Napolit ka filluar kërkimet për një tjetër trajner, vetë De Laurentiis konfirmoi sot se beson plotësisht te Ancelotti dhe se nuk ka kontaktuar asnjë trajner tjetër.

“Unë kam besim të plotë te Ancelotti, pasi është një trajner që ka fituar kudo ku ka qenë. Ndonëse kemi disa probleme me metodologjinë e tij të punës, kjo është çështje e trajnerit. Unë nuk kam kontaktuar asnjë trajner tjetër deri tani”, deklaroi De Laurentiis.

Më pas bosi napolitan zbuloi edhe miqësinë e tij me ish trajnerin e Milanit dhe Juventusit, Massimiliano Allegri, duke deklaruar se flet vazhdimisht me të, por jo për t’i ofruar pankinën e Napolit.

“Nuk kam telefonuar as Gatusson dhe as Spallettin. Me Allegrin kemi një miqësi të hershme dhe dëgjohemi vazhdimisht, por jo për t’i ofruar pankinën. Këtë ofertë ia kam bërë më 2013-ën, por ishte akoma në stolin e Milanit dhe refuzoi”, deklaroi De Laurentiis.
Shtuar më 04/12/2019, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori