De Laurentiis: Napolitanët me juventinët, rivalë historikë
Pëlqej
"Mes juventinëve dhe napolitanëve do të jetë një sfidë e përjetshme. Shpresoj që tifozeritë të shfryjnë fantazinë e tyre në koret që mund të bëjnë. Kështu është më mirë, sesa ta kanalizojnë tensionin në krahasimet kulturore dhe krahinore".

Aurelio De Laurentiis ka vetëm një ide fikse në kokë. Sfida me Juventusin e entuziazmon shumë atë, si tërë ambientin napolitan, që pas shumë vitesh shikon teksa skuadra e kaltër është pretendente për titull.

E tillë është edhe Roma, e cila për presidentin e Napolit ka krijuar një identitet dhe do të jetë mjaft e vështirë për t’u mposhtur.

Ndërkohë që rivalitetin me verdhekuqtë ai e shikon në një prizëm tjetër: "Mbaj mend se kur udhëtonim në ‘Olimpico’, merrnim me vete edhe një mëz. Rivaliteti me romanët është krejt tjetër". /albeu.com/



Shtuar më 09/10/2013, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori