De Laurentiis "shpërthen" ndaj Juventusit: Blerja e CR7 jo e mjaftueshme për të fituar Champions-in
Juventusi u eleminua të martën mbrëma në Champions nga Ajax-i duke i
befasuar të gjithë.
Por i vetmi që nuk është
befasuar nga eleminimi i Zonjës së Vjetër është presidenti i
Napolit Aurelio De Laurentis.
Numri një i
Napolit deklaroi se të afrosh Ronaldon nuk të ndihmon të fitosh një
trofe të rëndësishë.
"Cristiano Ronaldo nuk e ndihmoi Juventusin të fitojë Ligën e Kampionëve. Është ekipi që ju çon te fitoret e titujve. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të ndryshojnë edhe rregullat e golave në fushën kundërshtare, që janë me vlerë të dyfishtë".-tha fillimisht De
Laurentiis.
"Mbrëmë, duke parë Manchester City-Tottenham, ishte si një botë krejt e re. I thashë vetes: ky është futboll. Italia është parahistorike në qasjen e tyre. Pothuajse duket sikur në Itali nuk duam të kënaqemi dhe fshihemi prapa taktikave. Ky është rreziku i vërtetë kur ballafaqohet me një klub anglez ".-përfundoi numri 1 i jugorëve.
Shtuar më 19/04/2019,
ora 10:59