De Laurentiis: Titulli? Të gjithë e mendojnë në fillim
"Titulli? Unë mendoj se kur starton kampionati të gjithë aspirojnë të bëjnë më të mirën e mundshme. Këtë vit kemi bërë vlerësime dhe zgjedhje të kujdesëshme sëbashku me Mazzarrin dhe Bigon, kemi vendosur ti japim më shumë hapësirë investimeve të mëparshme si Vargas por të besojmë edhe tek të rinjtë si Insigne".

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis, i intervistuar nga "Radio Anch’io lo Sport" ka shpjeguar sekretin e ndërtimit të këtij Napoli të ri që kërkon të ngjitet shumë lart këtë sezon.

"Edhe Europa League është një kompeticion impenjativ, do të ketë javë me tre ndeshje dhe do të luhet të enjteve, pikërisht për këtë arsye kemi ndërtuar dy skuadra. Mazzarri nuk dëshiron të ketë futbollistë të pakënaqur megjithatë tani kemi nga dy lojtarë cilësor për cdo pozicion ndaj do ta respektojmë maksimalisht Europa League", tha bosi i skuadrës axurre.

Futbolli italian gjthnjë e më tepër po i drejtohet të rinjëve dhe tek Napoli shembulli më i mirë është Lorenzo Insigne.

"Nëse dikush është i vlefshëm, është 16 vjeç ashtu si edhe 20. Mund ti mungojë eksperienca por kjo arrihet duke e hedhur në fushë e jo duke e çuar të luajë në Serinë C atje ku mund edhe të të thyejnë këmbët. Pak yje? Shifrat që paguhen janë sërisht shumë të larta ndaj nuk do të flisja për një krizë, investimet janë më shumë në substancë, pastaj ne duhet të jemi trampolinë për të rinjtë. Nevojitej një tjetër top-player? Në një periudhë të shkurtër kanë luajtur si Vargas ashtu edhe Pandev, nëse do të kishim blerë një tjetër futbollist Insigne nuk do të kishte luajtur", u shpreh De Laurentiis.

Fitorja e Napolit 2 me 1 ndaj Fiorentinës u arrit në një terren shumë të vështirë për tu luajtur futboll pasi fusha e San Paolos nga larg dukej si një plazh me rërë megjithatë presidenti De Laurentiis premtoi se shumë shpjet fusha do të jetë në gjëndje optimale.

"Problemi është një virus, një lloj kërpudhe që ka hyrë në terenin e stadiumit. Ne disa vite më parë e bëmë nga fillimi fushën pas 25 vitesh. Kemi një agronom që vjen nga Toscana dhe është në kontakt me kolegun e tij që kuron fushën e Barcelonës megjithatë edhe efekti serrë ka ndikuar shumë. Pas një muaji fusha do të jetë në gjëndje përfekte", përfundoi presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2012, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori