De Laurentis flet për kalimin e Higuain te Juventusi
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, si gjithmonë është ironik dhe polemizues kur ka të bëjë me deklaratat.

Juventus prej disa ditësh përflitet për një afrim të Higuain, po presidenti i të kaltërve mendon ndryshe.

“Kurrë nuk ka pasur asnjë kontakt me Juventusin për këtë transferim. Ata kurrë nuk kanë synuar aktivizimin e kësaj klauzole, as që më kanë pyetur për këtë. Ekziston një kontratë, injoranca në botën e futbollit është shumë e madhe sot.
Kush do që dëshiron atë duhet që ta paguajë klauzolën. Juventusi kurrë nuk ka shfaqur interesim për ta blerë. Ata janë klub me klas kurrë nuk do të bënin diçka ndryshe, ose në të kundërt duhet të fillojmë që të kemi kujdes", u shpreh De Laurentiis.



Shtuar më 18/07/2016, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori