De Laurentis: Kam refuzuar 105 milion euro për kartonin e Koulibaly
Aurelio De Laurentis ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante, në lidhje me një ofertë faraonike që ka marrë nga kampionati anglez, për transferimin e mbrojtësit senegalez, Koulibaly.

Gjatë një interviste, bosi napolitan refuzoi të pranojë se te skuadra e tij nuk ka lojtarë “top player”, duke treguar edhe detajet e ofertës për mbrojtësin senegalez.

"Kush tha që ne nuk kemi "top player" në ekip? Unë kam refuzuar 105 milionë euro për Koulibaly. I ka ofruar Mourinho, për ta marrë te Manchester United dhe unë nuk pranova. Si mund të thoni që nuk kemi lojtarë të mëdhenj”, deklaroi De Laurentis.

Presidenti i Napolit u shpreh i kënaqur me përmirësimin e Milik në repartin e avancuar, ndërsa theksoi se preferon që të mos përballet me Chelsean në finalen e Europa Leagues. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2018, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori